Rreth Nesh

iPost është një kompani dinamike në sektorin postar, me një gamë të gjerë shërbimesh ekspres. Fokusi i iPost është sektori CEP (Courier Express Parcels Services), si edhe magazinimi dhe menaxhimi i produkteve të klientëve të saj. Shërbimet ekspres ofrohen për dërgesa dokumentesh dhe pakosh, duke patur një vëmendje të veçante tek sektori i blerjeve nëpërmjet internetit (e-commerce).
Japim zgjidhje inovatore dhe fleksibilitet për të gjithë klientët tanë, duke ofruar korrektësi, besueshmëri, shpejtësi dhe çmime konkurruese në Republikën e Shqipërisë.

Bashkohuni me ne dhe provoni shërbimin që ju kishte munguar, pasi iPost sjell më të mirat e eksperiencave në sektorin postar, për t'i bërë të prekshme e të disponueshme edhe për biznesin apo institucionin tuaj!