Termat dhe kushtet e ofrimit të shërbimit postar. 

Termat dhe kushtet e ofrimit të shërbimit postar. 

Termat dhe kushtet e ofrimit të shërbimit postar. 

Neni 1 – Formulari shoqërues i dërgesës i Ipost Shpk është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga Ipost shpk për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve postare që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e sherbimit postar të Ipost shpk.

Neni 2 – Dërguesi garanton që:
Çdo zë që cilësohet në faqen e pare përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
Në objektin postar që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
Objekti postar që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.
Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.

Neni 3 – Ipost Shpk ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin postar, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. Ipost Shpk, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.

Neni 4 – Ipost Shpk ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë objektin postar që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) derisa të paguhen.

Neni 5 – Ipost Shpk kryen dërgesa postare me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj  Ipost Shpk.

Neni 6 – Ipost Shpk kryen shërbimet postare te “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.

Neni 7 – Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Ipost Shpk për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte postare), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
a) deri në shumën 3000 Lekë për dokument edhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekt postar,
b) në shumën reale të humbjes ose demit që paguhet për dokumentet ose objektet postare te siguruara,
c) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve postare, pa u marrë parasysh përdorimi tregtar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë.

* Vlera reale konsiderohet:
a) për dokumentet kostoja e përgatitjes, e zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit,
b) për objektet postare – kosto e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim).

Sa thamë më sipër është e vlefshme edhe për dërgesat me vlerë të deklaruar kur janë të siguruara. Çdo sherbim postar ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare VMR, Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi.

Neni 8 – Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon Ipost Shpk. Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti postar që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.

Neni 9 – Ipost Shpk bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese postare apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mosdorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:

a) Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të keqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)
b) Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
c) Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose shkatërrim.

Neni 10 – Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të Ipost Shpk ose në agjencinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga Ipost Shpk.

Neni 11 – Ipost Shpk nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin. Në çdo rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e transportit të parave.

Neni 12 – Për shërbimin kombëtar pakot ose paletat nuk duhet të peshojne me teper se 30kg kutia ose 150kg paleta. Per sa i përket përmasave, ato nuk duhet ti kalojne 150x120x90cm.

Neni 13 – Procedura për zgjidhjen e mosmarreveshjeve / ankesave – E drejta e Pretendimeve

Te gjitha pretendimet kunder IPOST duhet të lajmërohen me shkrim po sa është e praktikueshme në mënyrë të arsyeshme dhe në çdo rast brenda 30 ditesh të marrjes të mallit në rastin e dëmtimit (duke përfshirë humbje të pjesshme të një dërgese) dhe në rastin e vonesave brenda 30 ditesh qe mallrat vendosen në dispozicion të personit që ka të drejtën e shpërndarjes dhe në rastin e humbjes brenda 60 ditesh që mallrat i janë  besuar IPOST për transport. Brenda afatit 30 ditor IPOST është e detyruar ti kthejë një përgjigje për ankesen e ngritur klientit përkates kundrejt sherbimit postar. Në rast se ankuesi nuk është dakort me përgjigjen e IPOST, ai ka të drejtë ti drejtohet më një ankesë AKEP brenda një afati 15-ditor. Veç kësaj, gjithë pretendimet kundër IPOST në lidhje me çdo shërbim postar do të parashkruhen dhe mbyllen me skadimin e kohës, veç nëse masa ligjore janë nisur dhe një shënim i shkruar i tyre i është dhënë IPOST brenda tetë muajsh pas shpërndarjes të mallrave në fjale ose, ne rastin e mos-shpërndarjes, brenda tetë muajsh nga data e planifikuar për shpërndarje. Ky kusht nuk do të ndikojë çdo të drejtë që dërguesi mund të ketë nën Rregullat e Konventës ose ligje te tjera kombëtare të detyrueshme.

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8530, datë 23.9.1999 “Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”

Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë